“Farmen” e prodhuar nga TV4 është një reallity-show ku 17 të rinj, mes të cilëve dhe Arlind Klimenta nga Kosova aktualisht banues në Halmstad, do të duhet të jetojnë çdo ditë si në një fermë, pa internet, pa ujë dhe pa elektricitet.

Marketing

Pak a shumë, i ngjashëm me formatin Big Brother dhe nën vëzhgimin e kamerave, konkurentët duhet të kalojnë sfidat deri në finalen e madhe, teksa në Suedi më 9 janar të këtij viti filloi dhe edicioni i 14-të i “Farmen”.

Arlind Klimenta, që ka qenë i pranishëm që në ditën e parë, ka fituar simpatinë e publikut, për paraqitjen e tij të veçantë, të përafërt me të një fermeri por dhe për sfidat e fituara, teksa pas pesë eliminimeve të para, vazhdon të qëndrojë ende në fermë, dhe cilësohet si një prej pretendentëve kryesorë për fitoren përfundimtare të këtij çmimi./albora.ch/

Marketing