Policia ka kërkuar ndihmë publike pas një grabitjeje: Ky person konsiderohet i dyshuar. Kush e ka parë apo e njeh?

Marketing

Burri në foto dyshohet se ka kryer një grabitje në Vjenë-Floridsdorf në Franz-Jonas-Platz më 31 mars 2022, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch. I dyshuari thuhet se ka ndjekur një 15-vjeçar pasi ka bërë pazar në një supermarket dhe e ka tërhequr zvarrë me dhunë. 

Më pas mësohet se I ka marr 10 euro me kërcënim e dhunë.

Më pas autori i panjohur e ka lëshuar viktimën dhe është larguar.

Policia e Vjenës me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës ka publikuar fotografin e të dyshuarit. Nëse keni informata për të dyshuarin mund të kontaktoni Zyrën e Policisë Kriminale të Vjenës, dega veriore, në numrin e telefonit 01-31310-67210.

Albora.ch

Marketing