Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Emmanuel Macron me rastin e rizgjedhjes në postin e Presidentit të Francës.

Marketing

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet.

“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, shkroi Kurti.

Më herët, Macron ka marrë urime edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Macron, 44-vjeçar, ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, 53-vjeçare.

Përgjatë fushatës zgjedhore Macron ka thënë se francezët do të punojnë më shumë, duke thënë se është i hapur për të diskutuar planet për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 65 vjet.

Ndërkohë Le Pen ka theksuar sërish propozimin për t’ua ndaluar njerëzve vendosjen e mbulesës myslimane në publik – qasje që është parë si ekstreme për shumë francezë.

Marketing