Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Manuel Ramos Horta dhe Ministren për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Adaljiza Magno.

Marketing

Ky takim u zhvillua në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në të cilin u theksua marrëdhënia unike ndërmjet Kosovës dhe Timorit Lindor si dhe historia e ngjashme e sundimit të huaj në të dy shtetet.

Kryeministri Kurti e falënderoi presidentin Horta për mbështetjen për Kosovën dhe “u potencua nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, nënshkruar më 9 mars 2022 mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Demokratike të Timorit Lindor. Me këtë nënshkrim, u tha se distanca ndërmjet dy vendeve është shkurtuar dhe është hapur rruga e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Marketing