Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se reformimi i Administratës Publike ishte urgjencë pasi raportet vendore e ndërkombëtare tregonin gjendjen e këtij institucione ku duhej reformat ishin të domosdoshme.

Marketing

“Republika e Kosovës qartazi e ka treguar orientimin dhe politikat e saj shtetërore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kemi ndërmarrë barrën e reformimit të sektorëve publikë përfshirë këtu edhe reformimin e Administratës Publike”.

“Faktorët dhe shkaqet që kanë ndikuar në reformimin thelbësor të Administratës Publike kanë variuar ndër vite por në mënyrë konstante kanë mbërthyer urgjencën që Administrata Publike t’i përgjigjet zhvillimit të kohës dhe kontekstit social në vend që të ketë kapacitetet e nevojshme për bartjen e proceseve të anëtarësimit në BE me kohë dhe cilësi.

Në konferencën vjetore “Par Progresi Kosovës 2023” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Kurti tha se ndër vite raportet ndërkombëtare tregonin mungesë të profesionalizimit në këtë institucion dhe se reformat ishin urgjencë.

“Në vitetet e shkuara raportet ndërkombëtare tregonin se ka mungesë të profesionalizimit, matjes së performancës dhe kanë gjetur këto konstatime që ne duhet t’i adresojmë me urgjencë. Padyshim që me këto dukuri dhe mungesa që kanë përcjellur administratën ndërvite besimi i qytetarëve karshi institucioneve publike është zbehur dhe kjo ka shkaktuar joefikasitet dhe ngecje në ofrim të shërbimeve dhe reformave të sektorëve të tjerë që janë të rëndësishëm për qytetarët”.

“Qeveria ka adresuar sfidat nëpërmjet reformimit të Administratës Publike që fillimisht ishte fokusuar në planifikim strategjik që ngërthen planin kombëtar për zhvillim, aprovimin e strategjisë për reforma 2021-2027, strategjinë për siguri kibernetike”, tha Kurti.

Mes tjerash, Kurti tha se reforma rrënjësore e nisur në Administratën Publike do të sjellin efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët.

Marketing