Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës tha se në takimin që do të mbahet më 2 maj në Bruksel pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë.

Marketing

Kurti pas bëri homazhe pranë obeliskut dedikuar personave të zhdukur me dhunë tha se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk i ka objektiv vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët dhe mbarë popullin e Kosovës.

“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit është urgjente çështja e të pagjeturve… pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë.

Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”, është shprehur kryeministri.

Marketing