Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i tha “Kathimerini”-t grek se Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) shkel “frymën dhe tekstin e Kushtetutës” dhe se kjo është diçka që ai e kundërshtoi edhe si opozitë.

Marketing

Në konstatimin e gazetarit se për AKS-në është arritur marrëveshja me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, duke thënë se edhe ai e ka kundërshtuar atë si opozitë dhe se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit jo se ka qenë radikal, por se disa gjëra i ka imponuar marrëveshja e Brukselit, transmeton portali në gjuhën serbe “Kosova online”.

“Kosova do të bëhej një Bosnjë e re, një shtet jofunksional. Pasi Gjykata Kushtetuese na shpalli të pafajshëm, ai tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe shkel frymën dhe tekstin e kushtetutës. Nuk ka incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, është tjetër çështje në Serbi”, tha Kurti.

I pyetur nëse synimi i tij është bashkimi me Shqipërinë, Kurti tha se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të minoriteteve.

“Unë nuk jam vetëm kryeministri i shqiptarëve, jam kryeministër i të gjithëve. Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me shtetet e tjera dhe është e vështirë të ndryshohet. Kosova dhe Shqipëria janë një popull në dy shtete, nuk duhet të harrojmë se kufirin mes nesh e ka vendosur Serbia dhe Jugosllavia, nuk është i yni. Kur Serbia pushton Kosovën, ne reagojmë si popull shqiptar”, tha Kurti. nuk është i yni. “Kur Serbia pushton Kosovën, ne reagojmë si popull shqiptar”, tha Kurti. nuk është i yni. Kur Serbia sulmon Kosovën, ne reagojmë si popull shqiptar”, tha Kurti.

I pyetur se pse flet për sulme, kur përshtypja është se Serbia dëshiron të forcojë bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit, Kurti tha se Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe se çdo ditë e krahason Kosovën me Krimenë.

“Herën e fundit që e pa Vladimir Putinin në nëntor, Aleksandar Vuçiq tha se ata diskutuan ‘standardet e dyfishta dhe hipokrizinë në marrëdhëniet ndërkombëtare’ dhe i treguan një hartë të veriut të Kosovës. Pse do të thoshte Vuçiq se i tregoi Putinit veriun e Kosovës në hartë? Jemi në rrezik”, tha Kurti.

Ai tha gjithashtu se është i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij mund të destabilizohet për shkak të luftës në Ukrainë.

“Unë mendoj se Kremlini sheh tri vende të mundshme ku konfliktet mund të përshkallëzohen – në Moldavi, Gjeorgji dhe Ballkanin Perëndimor, kryesisht në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi. Në Ballkanin Perëndimor, ata mund ta bëjnë këtë përmes Serbisë, ndërsa në Gjeorgji dhe Moldavi, mund të angazhojnë forcat e tyre. Prandaj jam i shqetësuar për rajonin tonë dhe veçanërisht për Kosovën. Në vitin 2012 ka pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake Rusi-Serbi, në vitin 2016 kanë qenë 50, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 100”, tha Kurti për portalin grek gjatë qëndrimit në forumin në Delphi.

Ai po ashtu deklaroi se Greqinë e konsideron partner dhe në BE ashtu edhe në NATO dhe se shpreson që Greqia ta njohë Kosovën.

“Nëse Greqia do të kryesojë, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro do të pasojnë”, tha Kurti.

Marketing