Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se do të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.

Marketing

Sipas vendimit qytetarët do të ndalohen të përdorin mjete piroteknike në vende të hapura nga data 20-dhjetor 2022 deri më 3-janar 2023.

“Kryetari i Komunës së Gjiilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike. Ndalesa e përdorimit të mjeteve piroteknike është nga data 20 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023. Sipas këtij vendimi, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike/fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe”, thuhet në njoftimin e komunës.

Poashtu bëhet e ditur se qytetarët që nuk respektojnë këtë vendim do të dënohen më nga 100 euro.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro”, thuhet, ndër të tjera, në vendimin e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni”.

Marketing