Marketing

Dita e të dashuruarëve u komentua edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka uruar “Shën Valentinin”, duke e lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

Duke uruar të dashuruarit dhe ata që duan të bien në dashuri, Kurti ka shkruar se përputhja e kësaj date me njëvjetorin e fitores së VV’së është rastësi e bukur.

 “Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kreu i ekzekutivit. /albora.ch/

Marketing