Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliu në Qabe. Sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Brahimaj, në një intervistë për “News Line”, përcolli një mesazh të rëndësishëm.

Marketing

Në këtë ditë duhet të falemi për të dhënë mbarësi, për të pasur paqe dhe mirësi kudo“, tha ai duke shtuar se në kremtimin e festës nuk munguan figura politike. Gjatë intervistës për Abc News, Kryegjyshi botëror i bektashinjve u shpreh se bektashizmi është një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Vijnë të huaj dhe vizitojnë kryegjyshatën botërore. Vijnë edhe në ceremonitë tona si për hashure dhe sulltan nevruz. Bektashizmi është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Është një tarikat mistik i fesë islame që predikon paqe dhe dashurinë. Të gjithë njerëzit, pa dallim feje dhe race, i kemi vëllezër dhe motra. Kjo na bën paqedashës.”, tha ai. 

Marketing