Me anë të një deklarate të përbashkët për media pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë falënderuar miqtë ndërkombëtarë për kontributin në rrugëtimin e Kosovës, por kanë mbrojtur qëndrimin që referendumi serb nuk bën të mbahet në Kosovë, ashtu siç paradite kërkuan ata.

Marketing

“Hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”, thuhet në argumentimin e përbashkët të tre liderëve të shtetit.

Sipas njoftimit të publikuar, ky është një deklarim i përbahkët dhe një qëndrim i koordinuar “lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”.

Madje, një akt i tillë “është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës”.

“Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës, por edhe është vulosur nga GJND-ja”.

Ndërkaq Kryeministri Albin Kurti, pas takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ka theksuar se që ta përgatisë thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në orën 14:00. /albora.ch./

Marketing