Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se reparti i Hemato- Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.

Marketing

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ShSKUK thotë se pajisja e Kabinës së Sigurisë mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës.

“Puna me kimioterapi në kushte joadekuate, nxit një toksicitet të lartë dhe kontaminon ambientin, ku rrezikon personelin dhe pacientët që qëndrojnë për shërim në Repartin e Hemato-Onkologjisë. Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor, është përkushtim i plotë e angazhim i përditshëm i SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.

May be an image of 1 person and indoor
Marketing