Çertifikatat e vaksinimit nga Kosova nuk po njihen nga Bashkimi Evropian, e kjo po shkakton telashe të mëdha qytetarëve nga Kosova që po vizitojnë vendet e BE-së.
Një kosovar rrëfen për Syri.net se nuk po i lejohet hyrja në asnjë vend në Gjermani me kodin e vaksinës së Kosovës.
Ai tha se i ka marrë tri vaksinat në Kosovë dhe po i pamundësohet qarkullimi i lirë në këto pika.
“ Çfarë shteti i Kosovës është ky kur i detyron qytetarë me i marrë vaksinat e nuk i njihen askund. Kam ardh në Gjermani dhe nuk po me lejohet me hy askund sepse nuk po njihet kodi i certifikatës së vaksinës që e kam marrë në Kosovë”, tha ky qytetarë, transmeton albora.ch.
Përkundër kësaj, Republika e Kosovës i njeh çertifikatat digjitale COVID-19 të shteteve të miratuara nga BE, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre certifikatave./albora.ch/