Republika e Kosovës iu është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Vendimi për këto sanksione u mor në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gërvalla, ka thënë se këto sanksione janë në përputhje me ato të SHBA-së dhe BE-së.

Marketing

“Pas agresionit të djeshëm ushtarak nga Rusia në Ukrainë dhe duke marrë parasysh shkeljet flagrante të integritetit territorial është e rëndësishme që Kosova t’i bashkohet shteteve në marrjen e veprimeve. Ministria e Punëve të Jashtme propozon për miratim e sanksionet në përputhje me sanksionet e ShBA-së ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial”, ka thënë Gërvalla.

Në ndërkohë, presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti një fjalim dje mbi situatën në Ukrainë, ku dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi./albora.ch/

Marketing