Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reagimeve pasi në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, gjatë prezantimit nga Spanja nuk u shfaq në hartë Kosova si shtet i pavarur por si pjesë e Serbisë.

Marketing

Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se kombit nuk i erdhi asnjë gjë e keqe nga shfaqja 1 minutëshe e asaj harte.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!

Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, shkruan Rama.

Marketing