Kosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Marketing

Nëpërmjet një video-adresimi, ministrja Gërvalla, ka konfirmuar se ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se shpreson për një përgjigje pozitive.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, edhe Daniel Holtgen, zëdhënës i Këshillit të Evropës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar se kanë pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

“Aplikimi është pranuar dhe do të dërgohet te Komiteti Ministror në linjë me statutin e Këshillit të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Holtgenit, i cili nuk dha detaje të tjera në lidhje me procedurat e mëtutjeshme të shqyrtimit të aplikimit, ransmeton REL.

Qeveria e Kosovës paraditen e së enjtes fillimisht miratoi në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Marketing