Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Republika e Shqipërisë, Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit të Kosovës.

Marketing

Po ashtu në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe kryeministri, Albin Kurti.

Ata vazhduan që të bëjnë nderime edhe te Obelisku i të Pagjeturve.

Ndryshe, sot bëhen 15 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Marketing