Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga qytetet ukrainase nuk janë ende në funksion, tha të hënën zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, transmeton albora.ch.

Marketing

Vereshchuk tha se kishte rreth 300,000 civilë që kërkonin evakuim nga qyteti port juglindor i Mariupolit, i cili është nën sulm nga forcat ruse. Përfaqësuesit e OKB-së iu bashkuan negociatave, tha ajo, raporton reuters.

Ndryshe, sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të hënën që të sigurojë Ukrainën me avionë ushtarakë dhe të bojkotojë naftën ruse, produktet e naftës dhe eksportet e tjera.

“Nëse pushtimi (i Ukrainës) vazhdon dhe Rusia nuk ka hequr dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, atëherë nevojitet një paketë e re sanksionesh … për hir të paqes,” tha ai përmes një videos. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing