Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka dalë me një videomontazh të grafikuar të Ukrainës para dhe pas luftës.

Marketing

Kongresmeni amerikan, Michael McCaul, i cili u ul në audiencë për të dëgjuar fjalimin, i tha CNN se pamjet ngjallën shumë emocione në dhomë, transmeton albora.ch.

“Shumë prej anëtarëve, shumë prej të cilëve do të habiteshit, ishin në lot duke e parë këtë, sepse mua më dukej si Gjermania naziste, shumë e kujton atë”, tha ai.

McCaul është në mesin e një morie ligjvënësish republikanë që shtyjnë administratën e Bidenit që t’i japë përparësi forcave ukrainase me më shumë ndihmë, duke insistuar për përfshirjen e raketave Javelin dhe Stinger të kërkuara nga Kievi.

“Historia do të na gjykojë”, tha McCaul. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing