“Në sirtarët e shtëpive zvicerane qëndron një thesar me vlerë 60 milionë që mund të ndihmojë Ukrainën”. Me këto fjalë, Swisscom ka nisur një fushatë për mbledhjen e telefonave inteligjentë dhe celularë të përdorur, për t’u dorëzuar në dyqanet e kompanisë, për të mbështetur ndihmën humanitare nga Fshatrat e Fëmijëve SOS në Ukrainë.

Marketing

Kompania i pranon pajisjet pavarësisht nga data e blerjes dhe ndërmarrja sociale “Réalise” kujdeset për klasifikimin e tyre në Zvicër.

Gjatë këtij procesi, Swisscom siguron se të gjitha të dhënat personale fshihen. Telefonat e punës rishiten në tregun e celularëve të përdorur, ndërsa ata që nuk funksionojnë asgjësohen në mënyrë miqësore me mjedisin nga një kompani e licencuar nga SWICO.

Prandaj apeli për popullatën zvicerane: “Ejani në dyqanet tona sa më shpejt të jetë e mundur dhe sillni sa më shumë pajisje”, thotë Shefja e Përgjegjësisë së Korporatës.

Përveç dhurimit të të gjithë shumës së mbledhur për bamirësi, kompania do ta dyfishojë atë me donacionin e saj./albora.ch/

Marketing