Këshilli Federal synon të sigurojë personelin e ushtrisë dhe mbrojtjen civile në planin afatgjatë.

Për këtë qëllim, ai shqyrton në thellësi dy variante alternative të detyrimit për të ofruar shërbim.

Marketing

Bëhet fjalë për variantin “Detyrim për të ofruar shërbim sigurie”, që parashikon bashkimin e shërbimit civil të sotëm me mbrojtjen civile dhe variantin “Detyrim për të ofruar shërbim të orientuar nga nevojat”, që parashikon detyrimin për të ofruar shërbim për shtetasit zviceran.

Gjithashtu, po mendohet të bëhet e detyrueshme për gratë që të marrin pjesë në ditën e informimit të ushtrisë, transmeton albora.ch.

Qeveria beson se kjo është gjithsesi një nismë e dobishme për të rritur peshën e grave në ushtri në kuadrin e sistemit aktual të detyrimit për të ofruar shërbim. Prandaj edhe ky opsion do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë./albora.ch/

Marketing