Një komandant i brigadës ruse në Ukrainë është vrarë nga trupat e tij, kanë pohuar zyrtarët perëndimorë.

Marketing

Koloneli Medvechek, i cili komandonte brigadën e 37-të besohet se është shkelur qëllimisht me tank nga ushtarët e tij, shkruan skynews.

“Komandanti i brigadës u vra nga trupat e tij. Besojmë, si pasojë e shkallës së humbjeve që janë marrë nga brigada e tij. Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij qëllimisht.”-tha një zyrtar.

Zyrtari shtoi se një gjenerali që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur gjithashtu në luftime, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra në luftime që nga fillimi i pushtimit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing