Marketing

Zvicra, vendi që njihet për mospërfshirjen në konflikte, ka shtuar sanksionet kundër Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

Qeveria zviceriane ka miratuar sanksione shtesë kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, shkruan Skynews.

Vendimi nënkupton që eksporti i mallrave dhe shërbimeve të lidhura me sektorin energjetik rus tashmë është ndaluar edhe nga Rusia.

Zvicra ndalon gjithashtu pjesëmarrjen në biznese aktive në sektorin e energjisë dhe dhënien e kredive apo burimeve të tjera financiare për biznese të tilla”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Çfarë do të ndalohet sipas masave?

  • Importet e mallrave të hekurit dhe çelikut nga Rusia ose me origjinë nga Rusia
  • Eksporti i mallrave luksoze në Rusi
  • Eksporti i mallrave të lundrimit detar në Rusi.
  • Do të ndalohen transaksionet me kompani të caktuara shtetërore dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit të kredisë.

“Kjo do të thotë se të gjitha masat e përfshira në paketën e katërt të sanksioneve të BE-së po zbatohen edhe nga Zvicra,” thonë zyrtarët e vendit. /albora.ch/

Marketing