Miliardat që Rusia ka investuar në lobistë, ish-politikanë dhe koncerne gjermane i janë shpaguar Vladimir Putinit, shkruan gazeta “Bild” të hënën, duke cituar ish-kampionin e boksit dhe tash kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko.

Marketing

Gazeta gjermane me tirazhin më të lartë, shkruan se Ukraina nuk është vetëm e zhgënjyer me refuzimin për furnizim me armë, por edhe për faktin se Gjermania po vazhdon të mbështesë projektin rus “Nord Stream 2”.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe i kanë ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës, e cila nga dita në ditë parashikohet se mund të sulmohet nga Rusia, shtet që ka dislokuar mbi 100 mijë trupa në kufi.

Klitschko, që është shumë i njohur në Gjermani, pasi për kohë të gjatë bëri karrierë të madhe sportive, në një intervistë për “Bild” nuk e fshehu zhgënjimin e tij me butësinë e qeverisë gjermane ndaj Rusisë. /albora.ch/

Marketing