8-vjeçarja Lisa, pak ditë para se të humbte jetën tragjikisht, po luante me një shoqe të shkollës dhe kishte bërë vizatimin e saj ndoshta të fundit – një zemër me ngjyrat e ylberit.

Marketing

Nëna e shoqes së Lisës, Mumenthaler, ka rrëfyer se të shtunën e kaluar vogëlushja kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të luajtur, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

“Ajo erdhi në mënyrë spontane tek ne për të luajtur. Ajo ishte gjithmonë e lumtur me ne dhe luante vazhdimisht me vajzën time. Lisa dhe Luana luajtën me kukullat Barbie dhe pikturuan. Unë e kam ende vizatimin e saj që ajo e harroi tek ne. Është një zemër me të gjitha ngjyrat e ylberit.”, ka thënë ajo.

Lisa gjithashtu donte të kalonte natën me shoqen e saj. Mumenthaler i tha vajzës se mund të kthehej javën tjetër kur të fillonin pushimet.

Lisa u gjet pa shenja jete të mërkurën në pyllin pyllin Könizberg në Niederwangen BE.
Nuk dihen ende rrethanat të cilat çuan deri në vdekjen e vajzës dhe hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë ende.
Ndërkohë Policia kantonale në Bernë ka njoftuar se kanë arrestuar një person të afërt me vajzën./albora.ch/

Marketing