Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare, u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.

Dieta mesdhetare la pas shumë dieta të njohura, si ajo vegane, dhe u cilësua edhe si dieta më e lehtë për t’u mbajtur.

Marketing

Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve; ato duhet të jenë bio dhe të sezonit. Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik.

Në vijim gjeni një udhëzues të thjeshtë:

– Çdo ditë fruta dhe perime të stinës.

– Çdo ditë drithëra integrale (grurë, misër, oriz, tërshërë, elb), fasule, thjerrëza, qiqra.

– Dy deri në tre herë në javë duhet të konsumoni peshk dhe prodhime deti.

– Duhet të keni pjesë të dietës suaj ushqimore arrat, bajamet, susamin, farat e kungullit dhe erëzat si rigoni, rozmarina, trumza etj.

– Mish i kuq dhe ëmbëlsira duhet të jenë në sasi të vogla.

– Përdorimi i vajit të ullirit.

– Konsumi i kontrolluar i verës së kuqe dhe çajrave bimorë.

– Aktiviteti fizik.

Marketing