E vendosur në Badenerstrasse 663 në 8048 Zürich, “La Taverna” tërheq shumë klientë për mënyrën e veçantë të përgatitjes së ushqimit dhe ambientit të ngrohët që ofron.

Marketing

Pronari shqiptar, Kol Prenrecaj, është kujdesur për të ndërtuar një ambient sa më unik për mysafirët e tij.

“La Taverna” është hapur në vitin 2013, posedon 80 ulëse në hapësirën e brendshme të saj dhe 50 ulëse në terrasë, nga ku edhe ofron një pamje magjepsëse.

Kuzhina italiane dhe mishi dry aged, bëjnë që klientela e kësaj taverne të rikthehet edhe për të disatën herë aty.

Zviceranët janë ata që e vizitojnë më shumë këtë hapësirë të parezistueshme ushqimi, mirëpo pronari shqiptar ka pritur mysafirë personalitete të kompanive të mëdha botërore, si UBS, IBM dhe sigurisht konsullata e Kosovës në Zürich.

Marketing