Kirurgu plastik, Enver Hoxha, është mjeku i parë në Kosovës që ka bërë patentimin (zbulim) në lëmin e mjekësisë në Kosovë në Gjermani.

Enver Hoxha është specialist i Kirurgjisë Plastike dhe anëtar i Odës së Mjekëve i cili ka kryer patentime në Gjermani dhe tani për herë të parë në Kosovë.

Kirurgu plastik, Enver Hoxha, tha se puna në këtë drejtim e vështirë por e realizueshme. Ai tha se paisja që është shpikur përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike.

“Qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik. Do të jetë praktike dhe besoj që kompanitë do të marrin për të zhvilluar. Gjatë karrierës kam edhe disa projekte të tjera por kërkojnë teknologji më të avancuar. Përfitimet janë në lëmitë kirurgjike”, tha Hoxha./albora.ch/

Marketing
Marketing