Komisioni Kombëtar për Parandalimin e Torturës është i shqetësuar rreth kushteve të jetesës së fëmijëve dhe familjeve të tyre në qendrat e nisjes, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Midis majit dhe gushtit të vitit të kaluar, CNPT vizitoi qendrat e nisjes së Aarwangen, Biel dhe Gampelen, ku pas vizitës theksun se hapësirat për këto familje janë shumë të kufizuara.

Sipas Presidentit të CNPT- së, këto kushte nuk janë në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, pasi ato shkelin të drejtën e fëmijës për të pasur një standard të mjaftueshëm jetese, si dhe të drejtën për pushim dhe kohën e lirë dhe të drejtën për t’u angazhuar në aktivitete të lojës dhe rekreative të përshtatshme për moshën e tij.

Autoritetet e Bernës besojnë se kritika për shkeljet e të drejtave të fëmijëve është një “vlerësim politik”.

Përveç kësaj, sipas mendimit të tyre, të gjitha propozimet që shkelin ligjin federal, për shembull, kërkesa për punësim ose strehimi i familjeve në apartamente të veçanta nuk mund të zbatohen./albora.ch/.

Marketing