Shqiptarët mbeten kryesisht tradicionalë për ta kaluar në shtëpi natën e ndërrimit të viteve. Megjithatë, të shumtë janë edhe ata të cilët kanë vendosur që vitin e ri ta presin jashtë vendit.

Marketing

Operatorët turistikë thonë se destinacionet më të kërkuara janë vendet e rajonit, qytetet e mëdha europiane dhe Dubai.

“Numrin më të madh të klientëve për momentin e ka Ulqini, me paketë dy ditore, nata e vitit të ti dhe 1 janari. Ndërkohë lëvizje me numra të mëdhenj ka edhe në Dubai, në Stamboll në destinacione të tjera si Parisi, Barcedlonë, Firence, në Madrid, Vjenë, Budapest”, thotë Besnik Vathi, operator turistik.

Numri i qytetarëve që kanë rezervuar jashtë për fundvit është më i ulët se për festat e nëntorit, por më i lartë se në vitin 2019, përpara pandemisë.

“Bëhet fjalë për lëvizje me numër më të madh sesa viti i fundit para pandemisë 2019, ka një rritje, por në krahasim me festat e nëntorit është lëvizje më e ulët sesa për festat e nëntorit. Ndoshta edhe sepse u konsumuan udhëtimet dhe pushimet”, tregon ai.

Rezervime të shumta ka edhe nga shqiptarët e Kosovës, për shkak të numrit më të madhe të fluturimeve.

“Shqiptarët e Kosovës ka vite që janë pjesë e organizimeve që bëjmë ne duke u bashkuar me turistët nga Shqipëria, madje edhe nga Mali i Zi, sidomos në udhëtimet me avion sepse nga Shqipëria është më e mundshme të fluturohet në disa destinacione”, thotë Vathi.

Destinacioni më i kërkuar në Shqipëri për të kaluar festat është Korça.

Marketing