Vitin që lamë pas artistët shqiptarë kanë krijuar projekte muzikore të cilat u shëndrruan në hite, dhe ndër artistët të cilët kanë qenë në top sa i përket hiteve janë prej grupeve të këngëtarëve të rinjë.

E padyshim se edhe konkurrenca është rritur ku artistët e rinjë janë duke e pushtuar tregun vendor.

Marketing

Këngëtarët të cilët përsëri kanë qenë në epiqendër të sukseseve janë: Dafina Zeqiri, Butrint Imeri, Kida, Dhurata Dora, Ledri Vula, Noizy, Mozzik.

Kurse ndër këngëtarët e rinj të cilët vlen të përmenden janë Don Xhoni dhe Bardhyl Idrizi i njohur si “Bardhi”.

Si këngët më të klikuara gjatë 2021, e të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku janë:

1.Bashkëpunimi mes Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, i njohur si bashkëpunimi i vitit ka qenë kënga e titulluar “Dale”, e cila arriti deri në 77 milionë klikime.

71 milionë klikime arriti edhe bashkëpunimi mes Dhurata Dorës dhe këngëtarit të mirënjohur botëror GIMS, e titulluar “Only You”.

Pastaj dyshja e famshme me këngën “Mi Amor” nga Dhurata Dora me reperin Noizy, arriti deri në 61 milionë klikime.

Bashkëpunimi mes këngëtares Dafina Zeqiri me artistin Muma dhe Cricketin, të cilët lansuan këngën remix “Pa ty”, arriti deri në 46 milionë klikime.


Gjitashtu dy reperët Noizy e Mozzik bashkuan forcat dhe sollën një bashkëpunim të titulluar “Bonjour Madame” e cila deri tani ka arritur 17 milionë klikime.

Don Xhon njëri nga artistët e rinjë ndër këngët që solli këtë vit ishte “Maffia” me 24 milionë klikime, pastaj bashkëpunimi me Loredanën “Gjuj për to” me 15 milionë klikime. E së fundmi është edhe bashkëpunimi me Butrint Imerin, i titulluar “Corazon” i cili për shumë pak kohë nga publikimi ka arritur të marr një numër të madh klikimesh.

Ndërsa ndër fytyrat tjera më të reja në tregun muzikor është edhe Bardhi me këngën që u prit mjaft mirë nga ana e publikut e titulluar “A je”, e cila arriti 9 milionë klikime gjë që për një artist të ri është një fillim i mirë.

Përveç këtyre artistëve pati edhe shumë të tjerë të cilët sollën super projekte muzikore si, Flori Mumajesi, Capital T, Elvana Gjata, Melinda Ademi, Gjiko, Tayna, këngët e të cilëve rezultuan të suksesshme./albora.ch/




Marketing