238 mijë e 273 qytetarë janë regjistruar si të infektuar me COVID-19 që kur pandemia shpërtheu më 13 mars 2020 në Kosovë.

Marketing

Prej tyre 3 mijë e 151 kanë përfunduar me fatalitet.

Deri më tash Coronavirusin kanë arritur ta kalojnë 228 mijë e 704 qytetarë.

Rastet aktive janë 6 mijë e 418, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë regjistruar edhe 842 infeksione të reja – fatkeqësisht ishte edhe një viktimë.

Këto raste u regjistruan prej 2 mijë e 69 testimeve.

Deri më tash në Kosovë janë kryer 1 milion e 874 mijë e 626 testime për COVID-19. 

Marketing