Kosova vazhdon të mbetet vendi me popullsinë më të re në Evropë, e po ashtu me numrin të lartë të papunësisë.

Marketing

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tre mujorin e parë të vitit 2022 shkalla e papunësisë në vend është 16.6 përqind.

“Sipas tremujorit të parë të AFP-së 2022 në Kosovë ka pasur 77,220 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 51,863 nga të cilët ishin meshkuj dhe 25,357 femra. Shkalla e papunësisë ishte 16.6 %, më e lartë ishte tek femrat me 18.9% se sa te meshkuj, 15.6 % . Krahasuar me tremujorin paraprak të AFP-së (TM4-2021) në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 2.4%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 1.4%, përderisa te femrat kjo rënie ishte me 5.2%. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2021) të AFP-së në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 9.2%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 8.6% përderisa te femrat kemi rënie të shkallës së papunësisë me 10.8%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.  Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.6%. 

Ndërsa, shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2022 është 32.2%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.6%, ndërsa punësimi te femrat është 17.9%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 46.4% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 36.0%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 15.5% duke vazhduar me arsimin me 9.5%, aktivitet të shërbimeve tjera 9.1%, prodhimi me 8.7% dhe ndërtimtaria me 7.8%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 47.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 52.9% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2022, shkalla e papunësisë është 16.6%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 18.9%, krahasuar me meshkujt, 15.6%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 31.4%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2022, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.4%, me fokus të veçantë te femrat me 77.9 %, krahasuar me meshkujt, 44.8 %.

Marketing