Gjermania bën të ditura sot sanksione të rënda kundër Rusisë. “Putini me luftën e tij ka bërë një gabim të rëndë”, tha kancelari Scholz.

Marketing

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë kundër Ukrainës.
“Sulmi rus në Ukrainë është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Ai nuk justifikohet me asgjë. Gjermania e dënon këtë akt brutal të presidentit Putin në formën më të ashpër”, tha Scholz.

Solidariteti i Gjermanisë i drejtohet Ukrainës dhe njerëzve që jetojnë atje.

“Rusia duhet të ndalë menjëherë këtë aksion ushtarak”, kërkoi Scholz. Qeveria gjermane do të koordinojë veprimet e saj ngushtë me G7, NATO-n dhe BE. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha kancelari gjerman.

Marketing