UEFA, ka njoftuar për një mbledhje urgjente për ditën e nesërme në ora 10:00, për të diskutuar rreth konfliktit Ukrainë – Rusi.

Marketing

Sipas mediave, në takimin e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni do të diskutohet çështja e finales së Ligës së Kampionë sivjet, e cila është planifikuar të mbahet në Shën Petersburg të Rusisë.

“Do të merren të gjitha masat e nevojshme. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas mbledhjes”, ka njoftuar UEFA ndër të tjera.

Për shkak të zhvillimeve, UEFA mund ta ndërrojë lokacionin e finales dhe të marrë një sërë masash tjera që pritet të diskutohen nesër./albora.ch/

Marketing