Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson ka ndërprerë, prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit duke lënë pa vaksina vendet e varfra në mbarë botën.

Marketing

Prodhimi është ndërprerë që në dhjetor 2021 në të vetmen fabrikë që ka linja prodhimi për vaksinën ndaj Covid-19, raporton NYT.

Kompania prodhoi vetëm 400 milionë doza edhe pse kishte njoftuar se do të jepte një miliardë doza të vaksinës së saj ndaj Covid në vitin 2021.

Njëkohësisht është mësuar se laboratori dhe fabrika farmaceutike në qytetin holandez po përgatitin një vaksinë eksperimentale, por potencialisht më fitimprurëse për një virus tjetër.

Kjo situatë e shkaktuar nga Johnson & Johnson ka bërë që të ngecë furnizimi për Covax dhe për vendet e Bashkimit Afrikan, dy prej klientëve të saj më të rëndësishëm që janë përgjegjëse për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra./albora.ch/

Marketing