Një raportim direkt për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore nga një bar në Pekin i mbushur përplot me fansa të flaktë vuri në pah dy burra të cilët dolën para kamerës dhe ndanë një puthje, e cila rrëmbeu storien.
Videoja u bë virale në Singapor, ku kodi i transmetuesëve ndalon përmbajtjen që promovon jetesën e komunitetit LGBT dhe ku marrëdhëniet seksuale në mes të burrave janë të ndaluara.
Puthja nuk është në raportet që publikohen nga Channel News Asia në platformën e saj. Por, në TikTok, videoja është parë më shumë se 825 mijë herë. “Ky është një akt i revolucionit”, shkroi një përdorues.
Kina ka dekriminalizuar marrëdhëniet seksuale të së njëjtës gjini më 1997, por martesa e gjinisë së njëjtë nuk është ligjore atje dhe komuniteti LGBTQ+ vazhdon të përballet me diskriminim, raporton The Guardian. /albora.ch/