“Më tha hajde Jana, të flasim se nuk do të bëj asgjë”, kështu deklaroi për mediat greke shqiptarja Joana 27-vjeçe, e cila u sulmua me thikë nga bashkëpatriotja e saj.

Marketing

Joana e cila tashmë ndodhet në spitalin e Selanikut ku po mjekohet pasi mori tre goditje me thikë nga gruaja 25-vjeçare sqaroi se sulmi ndaj saj ndodhi në momentin që do të ikte në shtëpinë e motrës së saj.

Ajo tha se fillimisht 25-vjeçarja i ka kërkuar që të shkonte për ta takuar dhe se do të bisedonte dhe sapo i është afruar ajo ka nxjerrë thikën dhe e ka sulmuar duke e goditur 3 herë, dy në shpatull dhe një në gjoks.

Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.

Sipas saj 25-vjeçarja ishte një grua e sëmurë nga xhelozi, dhe se e kishte sulmuar dhe kërcënuar edhe herë të tjera.

Më tej Joana tragon se në momentin që është sulmuar me thikë ka bërtitur dhe menjëherë ka dalë motra e saj që e ka ndihmuar, ndërsa babi ka kapur për krahu 25-vjeçaren dhe i ka thënë se do ta vras, për shkak se nuk duronte të shihte të bijën të lyer me gjak.

Marketing