Nga Francesca Salvatore “Il Giornale”

Marketing

Ndonëse ëndrra e Vladimir Putin është më shumë perandorake-cariste sesa sovjetike, e ardhmja gjeopolitike e Euroazisë, mund të devijojë në fakt drejt asaj që ishte dikur Perdja e Hekurt. Në rast se rezistenca do të dominojë ukrainase, apo negociatat do të zëvendësojnë përdorimin e forcës, kjo gjendje do të ekzistonte ende, të paktën si “frymë”.

Pra nuk do të kishte asnjë ndarje të vërtetë midis Lindjes dhe Perëndimit, por një sinor politiko-ekonomik në perëndim të Uraleve. Kjo do të nënkuptonte Bjellorusinë si një shtet vasal i Moskës, dhe një Ukrainë me një neutralitet të imponuar. Përtej aneksimeve të Donbasit dhe Krimesë, trazirat territoriale mund të ndalen këtu, nëse presidenti rus vendos që të shtensionojë situatën.

Por qasja e realizmit politik, kërkon që të kemi parasysh, qoftë edhe vetëm për ta shmangur, se çfarë mund të ndodhë nëse Ukraina do të kapitullojë, dhe nëse përballë zgjedhjes së NATO-s për të mos iu përgjigjur pushtimit, Putini do të shpallet fituesi ushtarak dhe gjeopolitik i kësaj lufte.

Për momentin është e vështirë të imagjinohet, një e ardhme për Bjellorusinë përveç asaj si një vend satelitit i Moskës. Diçka kjo shumë ironike duke qenë se Bjellorusia, së bashku me Ukrainën, kanë qenë anëtare të Kombeve të Bashkuara si një entitet autonom që në fillimet e OKB-së.

Ukraina do të kishte fatin më mizor, e ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, ashtu si Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. Ose akoma më keq, siç ka ndodhur disa herë me Poloninë. Dhe kjo në skenarët më rozë. Një armëpushim do të përcaktonte sërish kufirin e ri midis Rusisë dhe Ukrainës, midis Evropës dhe perandorisë së Putinit, midis NATO-s dhe ish-Traktatit të Varshavës.

Nëse një Putin fitimtar në Ukrainë, vendos t’i bashkojë në një këto territore, kjo do të ndihmonte në forcimin e brezit jugperëndimor të ish-BRSS. Por nga ana tjetër kjo do të nënkuptonte një qasje të rrezikshme territoriale ndaj Iranit.

Një kërcënim direkt për Gjeorgjinë, pasi për Rusinë ajo është fajtore për afrimin me Perëndimin, dhe sepse nuk i ka harruar kurrë plagët e shkaktuara nga rusët në vitet 1990 dhe 2008. Asgjë nuk e pengon Moskën të refuzojë të kënaqet me vetëm për 20 për qind të territorit të copëtuar gjeorgjian, sidomos nëse Tbilisi vendi do të ndërmerrte hapa të rinj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkohë edhe Armenia është në një situatë të vështirë. Aleate me Moskën, por me marrëdhënie të mira me Kievin. Ndër të tjera në Ukrainë jeton një komunitet i rëndësishëm armen. Shumë armenë i simpatizojnë ukrainasit e sulmuar, por janë të lidhur ngushtë me Rusinë, dhe të indinjuar me qëndrimin e gjatë pro-azer të Ukrainës mbi Karabakun.
Për momentin, më i rrezikuar duket se është Uzbekistani, që ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga të tjerët, që kanë hezituar të kenë qëndrime të qarta për luftën e Rusisë. Duke folur para Senatit më 17 mars, Ministri i Jashtëm uzbek Komilov u kërkoi të dyja palëve në konflikt të arrijnë një zgjidhje diplomatike. Prandaj, hakmarrja ekonomike ose ushtarake e Rusisë mund të jetë e afërt./albora.ch/

Marketing