Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange martohet sot me të fejuarën e tij në burgun Belmarsh, tri vjet pas arrestimit.

Marketing

Assange është mbajtur në burgun e sigurisë së lartë prej kur u arrestua në ambasadën ekuadoriane e Londrës në vitin 2019 dhe vitin e kaluar iu dha leja për tu martuar, shkruan Reuters, përcjell albora.ch.

Aktualisht ai po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku kërkohet për një komplot të supozuar për të marrë dhe zbuluar informacionin e mbrojtjes kombëtare pas publikimit nga WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.

E fejuara e tij, Stella Moris u shpreh tejet e gëzuar që u lejua të martohej me themeluesin e WikiLeaks, pavarësisht kufizimeve të vendosura në dasmën e tyre. Në ceremony do të lejohën të marrin pjesë katër të ftuar dhe dy dëshmitarë, si dhe dy roje sigurie. /albora.ch/

Marketing