1092 nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 15:00, në 4 komunat veriore në veri të Kosovës.

Marketing

Kështu u shpreh zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi.

Elezi deklaroi se procesi i votimit deri tani ka shkuar në rregull dhe se nuk kanë hasur në ndonjë pengesë.

“Ju njoftojmë se deri në orën 15:00, sipas të dhënave që kemi nga komisionet komunale të zgjedhjeve nga terreni, pjesëmarrja në zgjedhje është, në Komunën e Leposaviqit, numri i qytetareve që kanë votuar është 110 votues apo 0.83 për qind, në Zubin Potok janë 240 votues apo 3.6 për qind, në Komunen e Zveçanit, 145 votues apo 2.07 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 597 apo 3.3 për qind”, theksoi ai.

Beogradi zyrtar dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kanë bërë thirrje për bojkotimin e procesit zgjedhor në veri.

Marketing