Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 7,5% në muajin shkurt, në krahasim me muajin shkurt 2021.

Marketing

Ndërkohë, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,1% në muajin shkurt të këtij viti, në krahasim me muajin janar.

Sipas ASK-së, ngritja e çmimeve është vërejtur tek produktet si buka dhe drithërat, mishi, qumështi, djathi, vezët, vaji, pemët, perimet etj.

Edhe dallimet në çmime ndërmjet muajit shkurt dhe janar të këtij viti janë vërejtur tek të njëjtat produkte.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.1% në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin janar 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.8%); mish (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (2.0%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.0%); pemë (1.5%); perime (9.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.4%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.0%); veshje (0.7%); pajisje shtëpiake (1.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (5.5%); shërbime hoteliere (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së./albora.ch/

Marketing