Rreth 70 mijë punonjësve nga vendet jo-europiane do të iu mundësohet të punojnë në mënyrë të ligjshme në Itali, kjo pas nënshkrimit të një dekreti nga Kryeministri italian Mario Draghi.

Ky vendim i qeverisë erdhi si pasojë e mungesës së theksuar për fuqi punëtore në shtetin Italian.

Marketing

I quajtur “Dekreti i Fluksit” në të parashikohen të vijnë dyfish më shumë punëtorë se vitin e kaluar, por edhe nga vitet e mëparshme. Vetë kryeministri Draghi në konferencën për shtyp ka bërë të ditur nevojën për një dekret plotësues nëse është nevoja edhe për më shumë fuqi punëtore.

Në dekret theksohet se punonjësit mund të jenë sezonalë, jo sezonalë, por edhe të vetëpunësuar.

Gjithashtu parashikohet se rreth 20,000 punonjës të huaj janë të destinuar për “sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimi dhe hoteleri turizëm”./albora.ch/

Marketing