Një 22 vjeçar nga Kosova, që jeton në Vjenë të Austrisë, është lajmëruar në polici nga familja e tij pasi ka sulmuar fizikisht njërin nga vëllezërit dhe më pas edhe nënën, shkruan regionews.at, përcjell albora.ch.

Marketing

Në momentin kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes kishin gjetur vëllain e madh, i cili u kishte raportuar se vëllai i tij më i ri i kishte sulmuar në banesë. Sipas regionews.at, Kosovari 22 vjecar e ka pohuar se e ka kërcënuar me thikë vëllain e madh, derisa nënën e tyre e kishte sulmuar me një fshesë.

Fatmirësisht, nga kjo përplasje askush nuk ishte lënduar, ani pse sipas raportimeve familja i është ankuar policisë se ai prej kohësh është i dhunshëm.

Policia e ka arrestuar të riun, derisa ka caktuar një masë paraburgimi për të./albora.ch/

Marketing