Një vajzë, e cila u zhduk më shumë se dy vjet më parë në moshën 4 vjeçare, u gjet e gjallë nga policia të hënën, e fshehur nën një shkallë në një shtëpi në Nju Jork.

Marketing

Oficerët e gjetën vajzën e vogël pas një ore kërkimi në një dhomë të improvizuar nën një shkallë që të çonte në bodrum. Detektivi Erik Thiele vuri re diçka të çuditshme te shkallët dhe pa një batanije pasi ndezi një dritë midis shkallëve.

Paislee Shultis, u raportua e zhdukur nga Cayuga Heights në vitin 2019, transmeton albora.ch.

“Pas heqjes së disa shkallëve, fëmija dhe rrëmbyesi i saj u zbuluan brenda. Hapësira ishte e vogël, e ftohtë dhe e lagësht.”

Mjekët ekzaminuan Paislee dhe pasi përcaktuan se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore, e kthyen atë te kujdestari i saj ligjor, tha policia.

Prindërit e kishin rrëmbyer 6 vjeçaren, Paislee Shultis nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York, pasi prindërit biologjikë Kim Cooper dhe Kirk Cultis kishin humbur kujdestarinë./albora.ch/

Marketing