Operatorët turistikë të Vlorës, për t’i paraprirë një sezoni më të mire turistik, kërkojnë përmirësime si në shërbime, krijimin e mundësive për turistët për të aksesuar zona turistike si gjatë bregdetit, ashtu edhe në terrene malore, por edhe në garantimin e sigurisë së peushuesve.

Marketing

Ndër pikat kryesore të kërkesave ishte edhe ai i hapjes së sezonit veror që në datën 16 prill, pra rreth një muaj nga hapja zyrtare e sezonit, transmeton albora.ch.

Turistët gjermanë tashmë janë shfaqur në bregdetin e Vlorës duke shijuar rrezet e diellit, detin dhe mikpritjen shqiptare.

“Më pëlqen qyteti i Vlorës. Një qytet evropian me dyqanet dhe kafenetë e tij. Në Gjermani njerëzit habiteshin kur iu thoshim se do të shkonim në Shqipëri”, shprehet turistja gjermane.
 
Ndërsa shtoi se Shqipëria është shumë e bukur dhe njerëzit janë shumë miqësorë.

Synimi i operatorëve turistikë të Vlorës është që sezoni në këtë zonë të jetë gjithë vjetor dhe jo sezonal siç është aktualisht./albora.ch/

Marketing