Pesë adoleshentë, kanë gjetur një foshnje të braktisur në temperatura deri në -20C në Siberi.

Marketing

Mediat e huaja, bëjnë me dije se i porsalinduri, u gjet në një kuti vezësh në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka jashtë, ndërkohë njëri prej prindërve të adoleshentëve e ka çuar në spital me urgjencë.

Mësohet se aktualisht gjendja shëndetësore e fëmijes ishte mirë.

Policia është vënë në kërkim të nënës ndaj të cilës është hapur hetimi penal për tentativën e vrasjes.

Prindërit e adoleshentes dëshirojnë të birësojnë foshnjën, por duhet të presin.

Duke folur për gazetën ruse NGS, babai i një prej adoleshentëve, Dmitry Litvinov, tha se pesë miqtë kishin dalë për një shëtitje në ditën e Krishtlindjeve ortodokse.

“Veçse ishte errësirë, ata po kontrollonin duke aktivizuar dritën në telefonat e tyre, duke parë se çfarë ishte në kuti”, ka thënë Litvinov./albora.ch/

Marketing