Një burrë nga Irlanda e Veriut tha se ai udhëtoi për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës pas bombardimit të një spitali fëmijësh nga forcat ruse.

Marketing

Andy Shaw, nga Portstewart, tha për BBC se ai ishte një nga 10 njerëzit që ai njihte nga Irlanda e Veriut të cilët kishin udhëtuar drejt Ukrainës.

 “Më duhej të shkoja dhe të bëja diçka. Ka shumë njerëz që shkojnë në këtë drejtim, disa nga miqtë e mi janë tashmë këtu”, tha ai.

Por, ky nuk është konflikti i parë për të cilin Andy Shaw udhëton për të dhënë kontributin e tij, pasi në të kaluarën kishte udhëtuar edhe në Kosovë dhe në Luftën e Gjirit me Forcat Ajrore Mbretërore, transmeton albora.ch.

“Kjo është një nga gjërat për të cilat padyshim duhet të keni kujdes. Kushdo që thotë se nuk është pak i frikësuar është një gënjeshtar. Por forcat ukrainase janë shumë të motivuara, ata duan të mbajnë vendin e tyre dhe kjo do t’i bëjë njerëzit të luftojnë 10 herë më fort”, shtoi ai./albora.ch/

Marketing