Një 25 vjeçar ka qëlluar me armë babanë dhe nënën e tij duke i vrarë, dhe më pas është dorëzuar në polici.

Marketing

I riu, Diego Gugole, rrëfeu më vonë vrasjen, duke i treguar oficerëve të policisë shtëpinë e familjes së tij, në Chiampo ku u gjetën trupat e pajetë të babait të tij, Sergio Gugole, dhe nënës së tij, Lorenza Zanin. I riu tani akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim. Motivi do të lidhej me çështjet ekonomike.

Ai synonte paratë e familjes. 25-vjeçari, i cili tashmë ndodhet në burgun e Viçenzës, kishte marrë armën në mënyrë të paligjshme. Fillimisht Gugole bëri deklarata spontane dhe më pas pranoi autorësinë e krimit, transmeton albora.ch.

Sipas prokurorit të Viçenzës ai e kishte planifikuar krimin për të paktën një muaj. Magjistratët mendojnë se i riu synonte paratë e familjes, 800 mijë euro cash dhe letra me vlerë.

Para se të dorëzohej, 25-vjeçari doli nga shtëpia dhe endej për orë të tëra në makinën e tij. Kohët e fundit grindjet familjare ishin të shpeshta, pikërisht për shkak se i riu kërkonte vazhdimisht para nga prindërit./albora.ch/

Marketing