Imazhet satelitore të marra nga një firmë amerikane e autokolonës së gjatë ushtarake ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, tregojnë se ajo është “shpërndarë dhe ripozicionuar në masë të madhe”, shkruan BBC.

Marketing

Kolona e gjatë rreth 60 kilometra që përfshinë tanke, sisteme raketore e artileri u pa për herë të fundit pranë aeroportit Antonov, në veri-perëndim të Kievit dhe lëvizja e saj mund të sinjalizojë një shtytje të re drejt Kievit.
Pjesët e tjera janë më në veri, me artileri tani në pozicionet e qitjes.

Rivendosja e dukshme erdhi pasi forcat ruse në Ukrainë filluan të sulmojnë objektiva të reja në zona të ndryshme të vendit.

Një fushë ajrore dhe një fabrikë e motorëve të avionëve u shënjestruan në Lutsk, në veri-perëndim

Sipas zyrtarëve rusë të mbrojtjes, shpërthimet goditën gjithashtu fushat ajrore në Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim.

Në Dnipro, një bastion i madh në Ukrainën qendrore lindore, një person u raportua i vdekur nga sulmet ajrore./albora.ch/

Marketing